Live/ Dita e 19-të e tubimit, ndryshon itinerari i marshimit. Protestuesit nisen drejt Kuvendit, thirrje deputetëve të PS: Dorëzoni mandatet
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masat e sigurisë për oficerët e krimeve të Komisariatit të Sarandës, Andi Duron dhe Ajdin Islamajn, duke zëvendësuar masën “arrest në shtëpi” me “detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”.
Më herët ndaj Andi Duros dhe Ajdin Islamajt ishte caktuar masa ‘arrest në shtëpi’, pasi ishin ndaluar nga AMP nën dyshimet për favorizim të ndërtimeve pa leje në Sarandë e Ksamil.
Sipas vendimit të siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, të dy të dyshuarit do të duhet të paraqiten periodikisht pranë oficerit të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Sarandës, ndërsa është urdhëruar lirimi i tyre i menjëhershëm nga arresti në shtëpi, nëse ndaj tyre nuk është caktuar ndonjë masë tjetër sigurimi apo nuk ka vendim të formës së prerë.
Vendimi:
Miratimin e vendimit nr. 23-2026-798, datë 19.05.2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me këtë ndryshim:
Caktimin ndaj të dyshuarit Andi Duro të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
Urdhërohet i dyshuari Andi Duro të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, të hënën e parë të tretë të çdo muaji, ora 10.00.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dyshuarit Andi Duro nga “arresti në shtëpi” nëse ndaj tij nuk ka të caktuar ndonjë masë tjetër sigurimi arresti ose vendim dënimi me burgim të formës së prerë.
Caktimin ndaj të dyshuarit Ajdin Islamaj të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
Urdhërohet i dyshuari Ajdin Islamaj të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, të hënën e parë të tretë të çdo muaji, ora 10.30.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dyshuarit Ajdin Islamaj nga “arresti në shtëpi” nëse ndaj tij nuk ka të caktuar ndonjë masë tjetër sigurimi arresti ose vendim dënimi me burgim të formës së prerë.
Urdhërohet prokuroria dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.
Top Channel