Çdo foshnjë është i veçantë kur lind, megjithatë habitemi nga disa bebe me shumë flokë.

Ekziston një ‘legjendë’ e vjetër që thotë se një grua që përjeton urth gjatë shtatzënisë do të ketë një fëmijë me shumë flokë, kur të . Në vitin 2006, studiuesit zbuluan se nga 28 gra që kishin urth, 23 prej tyre kishin foshnje me shumë flokë. Ata besuan se hormonet e lëshuara gjatë shtatzënisë mund të kontrollonin edhe rritjen e flokëve të foshnjës. Pavarësisht nëse është apo jo e vërtetë, disa foshnje vijnë në botë me flokë dhe disa jo, por ato janë po aq të çmuara.

Flokët e një të porsalinduri mund të duken ndryshe kur ata janë më të rritur

Bebet lindin me të gjitha gjëndrat e flokëve që do të kenë gjatë jetës së tyre. Megjithatë, mungesa e flokëve te të sapolindurit, nuk është tregues se do të kenë probleme kur të rriten. Flokët e tyre të reja mund të jenë madje shumë të ndryshme nga flokët e lindjes.

Gjenetika mund të luajë rol

Ndërsa ekspertët nuk janë 100% të sigurt pse disa foshnje lindin me flokë dhe disa jo, ata besojnë se gjenet dhe ADN-ja mund të ndikojnë. Zakonisht, rritja e flokëve ndodh rreth javës së tridhjetë të shtatzënisë. Nëse në këtë periudhë rriten flokët e bebes në bark, ka të ngjarë të lindë me flokë në kokë.

Mund të jetë për shkak të hormoneve të nënës

Nivelet e hormoneve janë të larta brenda mitrës, kështu që ato mund të ndihmojnë për të nxitur edhe rritjen e flokëve të foshnjës. Sidoqoftë, pas lindjes, nivelet e hormoneve bien ndjeshëm. Kjo ngadalëson rritjen e flokëve të një të porsalinduri.

Mungesa e flokëve, jo domosdoshmërisht lidhet me mungesën  e lëndëve ushqyese

Meqenëse foshnjat kanë lindur me sasi të ndryshme të flokëve, disa prindër mund të shqetësohen se kjo është për shkak se nëna nuk kishte ushqyes të mjaftueshëm gjatë shtatëzënisë ose se foshnja nuk merrte kalcium të mjaftueshëm. Por, është normale që foshnjat të kenë flokë të pakët deri në moshën 1-vjeçare. Vetëm nëse foshnja nuk ka hekur të mjaftueshëm ose vuan nga sëmundje, rritja e flokëve të tyre mund të preket, por zakonisht, do të ketë shenja të tjera që nuk kanë të bëjnë edhe me flokët.

Disa të sapolindur kanë flokë të imët që do të bien

Fetuset zhvillojnë qimet  e holla rreth muajit të katërt ose të pestë të shtatzënisë dhe e heqin atë rreth muajit të gjashtë ose të shtatë të shtatzënisë. Kjo do të thotë që shpesh është zhdukur para lindjes, por disa foshnje mund të lindin me këto flokë të hollë.

Është normale që bebeve t’u bien  flokët

Shumica e të porsalindurve humbin pak ose të gjitha flokët e tyre në 6 muajt e parë të jetës. Është e zakonshme që ata të humbin flokët e tyre si rezultat i fërkimit të kokës në dyshek ose nëse kanë zakon të përplasin kokën.

Burimi: Bright Side

 

 

 

 

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA