Ndarja nga jeta e Diego Armando Maradonës ka dëshpëruar botën e futbollit dhe jo vetëm, ndërsa pas Argjentinës, humbja 60-vjeçarit “qahet” shumë edhe në Napoli, aty ku “El Pibe D’oro” ka shkruar historinë e klubit.
Presidenti aktual i Napolit, Aurelio De Laurentiis hodhi idenë që stadium “San Paolo” të marrë emrin e Maradonës, për t’u quajtur tani e mbrapa “San Paolo – Maradona”, ndërsa tha se do të bëjë propozimin në institucionet përkatëse.
“Një ide do t ishte që të quanim stadiumin e Napolit, ‘San Paolo-Maradona’. Do të nis menjëherë punën për këtë. Gjithashtu kam nisur kontaktet me UEFA-n, pasi gjatë ndeshjes së nesërme në Europa League ndaj Rijekës, do të doja të transmetonim imazhet e Diegos për ta kujtuar”, u shpreh De Laurentiis.
Top Channel