E pazakontë/ Lojtarët e Gjermanisë pikasin një gjarpër në kampin stërvitor, Kimmich: Na thanë që ishte helmues

16/06/2026 20:25

Mesfushori Joshua Kimmich ka treguar për një incident të pazakontë që ka ndodhur në kampin stërvitor të kombëtares gjermane në Karolinën e Veriut, gjatë përgatitjeve për Botërorit.

Sipas tij, lojtarët kanë hasur një gjarpër helmues në ambientet e bazës stërvitore, çka ka bërë që ekipi të rrisë kujdesin ndaj faunës lokale.

“Na thanë që ishte helmues. Nëse të kafshon, duhet të shkosh menjëherë në spital. Nuk mendoj se vdes, por është e rrezikshme,” ka deklaruar Kimmich për median gjermane BILD.

Ai shtoi se pas këtij rasti, lojtarët po përpiqen të mbajnë distancë nga kafshët e egra në zonë, duke theksuar se në Gjermani nuk janë mësuar me situata të tilla.

Megjithatë, Kimmich u shpreh me respekt për mjedisin lokal, duke e përshkruar përvojën si diçka të pazakontë për futbollistët evropianë gjatë një grumbullimi në SHBA.

Top Channel