Pronari i klubeve të natës ‘Pretty Mike’ erdhi dje në martesën e aktorit Williams Uchemba në Nigeri, i shoqëruar nga gjashtë gra shtatzëna, duke vjedhur të gjithë vëmendjen e festës. Ai tha se është baba i të gjashtë fëmijëve të pritur.

‘Playboy’ i famshëm nga Nigeria erdhi si i ftuar në dasmën e aktorit Williams Uchemba i veshur me një kostum të shkëlqyeshëm ngjyrë rozë, ndërsa shoqërueset e tij me bark të mbushur, mbanin të gjitha fustane të njëllojta argjendi.

Skenat tërhoqën vëmendje në mediat sociale, me komente nga më të ndryshmet.

Një person shkruante: “Pretty Mike duhet të shtrohet në kujdesin intensiv të psikiatrisë, duket qartë që ka probleme mendore”.

Të tjerë akuzonin Pretty Mike se po u largonte vëmendjen nuses dhe dhëndrit të ri.

Ata shkruanin: “Pretty Mike vjen në dasmën e Williams Uchemba me 6 gra shtatzëna. Ai rrinte te dera duke u fërkuar barkun.”

“Në dasmën time unë do të marr prezencë ushtarake, për të evituar tipa si ky”.

Pretty Mike është një Don-Zhuan i njohur në Nigeri dhe flet hapur në mediat sociale për gratë me të cilat shoqërohet.

Në shkurt ai mori vëmendje kur tha se “një grua e bukur nuk mund të jetë vetëm për një burrë”.

Ai tha: “Nuk e di cili ka nevojë ta dëgjojë këtë por një grua e bukur nuk është krijuar vetëm për një burrë, prandaj nëse do ta mbash vetëm për vete në Lagos (qyteti më i madh i Nigerisë), duhet të jesh i aftë të bësh atë që mund të bëjnë 11 burra.”

FOTO GALERI
1/7
'Pretty Mike' erdhi dje në martesën e aktorit Williams Uchemba në Nigeri, i shoqëruar nga gjashtë gra shtatzëna

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA