Vende pune dhe pagesa të majme, si Rusia “josh” afrikanët për t’iu bashkuar radhëve ruse në luftën ndaj Ukrainës, të paktën 55 ganezë kanë humbur jetën Edhe pse takimi mes Sindit dhe Mevlanit shkoi mjaft mirë, një episod në momentet e fundit të saj, ndryshoi komplet rrjedhën e asaj që ishte ndërtuar më herët.
Batutat e bëra nga Mevlani, u konsideruan si të tepruara nga Sindi, e për këtë arsye ajo kërkoi nga djali që të jetë më i përqendruar në bisedë.
Por Mevlani, përsëri në formë batute, tha se një puthje e tij në buzë a mund ta qetësonte.
Pas kësaj, Sindi u ndie tepër e fyer, pasi siç e tha ajo, e ka bërë të qartë se nuk parapëlqen kontaktet fizike që në takimet e para, andaj për këtë arsye vendosi të largohet nga takimi.
Ndërsa Mevlani, duke mos u trazuar aspak, i bëri thirrje që të merrte edhe pjatën, pasi kështu veproi edhe më herët Shqipja në takimin me të.
Top Channel