Pas 2 dy vitesh, pikërisht në 21 nëntor të 2022 do të startojë Kampionati Botëror i fFutbollit në Katar, një edicion historik ky pasi për herë të parë në mënyrë absolute, ky eveniment do të zhvillohet në Lindjen e Mesme e për më tepër në stinën e dimrit.
Presidenti i FIFA, Gianni Infantino, nuk e ka fshehur aspak entuziazmin e tij teksa ka shprehur bindjen se do të jetë një Botëror i paharrueshëm. Sipas kreut të qeverisë së Futbollit botëror, përveç reformave shumë të rëndësishme të punës që janë ndërmarrë nga qeveria e Katarit, është bërë progres edhe në ndërtimin e stadiumeve dhe implementimin e masave rigoroze për mbrojtjen e shëndetit të punonjësve
Në Botërorin e Katarit, tifozët do të jenë mundësinë të ndjekin më shumë se 1 ndeshje në fazën e grupeve që do të jetë e karakterizuar nga një kalendar me 4 ndeshje në dite në stadiumet që janë shumë pranë njëri-tjetrit. Punimet në infrastrukturat e planifikuar për mbajtjen e eventit janë realizuar në masën 90%. Tre stadiume kanë përfunduar së ndërtuari, Khalifa International, Al Janoub dhe Education City që gjatë 2020 kanë pritur me siguri 100 ndeshje pavarësisht pandemisë Covid-19. Tre impiante të tjerë janë drejt përfundimit, Al Rayyan. Al bayt dhe Al Thumama, ndërsa punimet në 2 stadiumet e mbetur, Ras Abu Aboud dhe Lusail pritet të përfundojnë në 2021.
Edhe për pjesën tjetër të infrastrukturës, e nevojshme për një kompeticion si botërori, po punohet me ritme të shpejta dhe këtu përfshihet edhe metroja e Dohës, që është përdorur me sukses nga tifozët gjatë Botërorit të Klubeve 201. Me ritme të larta po punohet për rrugë të reja dhe zgjerimin e Hamad International Airport, që parashikon të presë mbi 50 milionë vizitorë brenda vitit 2022
Top Channel