Gjirokastër, arkiva digjitale/ Akses në të gjithë dokumentet që disponojnë fondet arkivore në nivel kombëtar

15/11/2020 12:23

Në Gjirokastër është çelur dhe do të funksionojë prej datës 1 Dhjetor në mjediset e bibliotekës së qytetit këndi arkivor si pjesë e Drejtorisë së Arkivave.

Të interesuarit për arkivat, qytetarë por sidomos studiues tha z. Ardit Bido kreu i Arkivave do të kenë mundësinë për akses të shpejtë digjital dhe mund të njihen me të gjithë dokumentat që disponojnë fondet arkivore në nivel kombëtar.

Në mars të vitit 2018 Gjirokastrës ju largua arkivi fizik i dokumentacionit përfshi këtu edhe fondin historik të tij. Vendimi që në atë kohë u morr për disa arkiva rajonalë e që preku edhe arkivin më të vjetër në Shqipëri atë të Gjirokastrës u prit me pakënaqësi dhe kritika të shumta publike pasi ishte një largim që do të zbehte peshën e Gjirokastrës duke e kthyer atë nga një qendër historike qytetare në periferi.
Mundësinë e aksesit ndaj çdo dokumentacioni të skanuar studiuesit e kanë mirëpritur.

Sigurisht që aksesi ndaj dokumentacionit arkivor duke përdorur këtë mundësi të re teknologjike në Gjirokastër do ti shërbejë nevojave për informacion por në planin administrativ shumë drejtori Rajonale tashmë janë larguar nga Gjirokastra drejt Fierit, Vlorës dhe Lushnjës duke e zbehur mjaftueshëm rolin që Gjirokastra historikisht ka mbajtur si qendra kryesore qytetare në Jug.

Top Channel