Pelegrinazh për Shën Joan Vladimirin, besimtarë shqiptarë dhe sllavë bëhen bashkë në Shijon të Elbasanit për ditën e shenjtit Universiteti Europian i Tiranës dhe Tirana College of Technology kanë çelur edicionin e radhës të Panairit të Karrierës, i cili këtë radhë bën bashkë 60 kompanitë e mëdha në vend për punësimin dhe integrimin e studentëve në tregun e punës.
“Zhvillimi i burimeve njerëzore dhe, në veçanti, i dijeve dhe aftësive është një sfidë. Është një nga sfidat më serioze të universitetit dhe kjo është detyra jonë themelore. Por, në fakt, kjo nuk është një sfidë vetëm e universitetit. Ne përpiqemi që ta ndërtojmë filozofinë tonë të punës në një ndërveprim dhe bashkëpunim të përvitshëm me vetë komunitetin e biznesit. Krijimi i pasurisë së kombeve nuk mbështetet vetëm thjesht te burimet natyrore.
Pasuria më e rëndësishme, siç e thotë një filozof, është njeriu. Janë burimet njerëzore dhe kjo i ka bërë kombet të dallojnë nga njëra-tjetra. Duhet të ndërtojmë një kulturë të re pune, një kulturë që promovon kooperimin dhe integrimin, në mënyrë që tregu i punës dhe vendi i punës realisht të jetë mjedisi ku individi zhvillon në nivelet më të larta produktivitetin e tij”, u shpreh presidenti i UET, Dr. Selami Xhepa.
Në këtë edicion, ky dimension i tretë i arsimit të lartë, që synon lidhjen organike me tregun, vjen i fuqizuar edhe përmes sinergjisë me Tirana College of Technology, duke i përgjigjur nevojave të sipërmarrjes me ekspertizë të lartë dhe të aplikueshme.
“Sot jemi këtu që të punojmë së bashku me biznesin për të realizuar një dimension të tretë të arsimit të lartë, por edhe të botës akademike, që është lidhja me biznesin”, tha rektori i TCT, Prof. Dr. Ing. Andonaq Lamani
Pjesë e këtij rrjeti ekskluziv partneriteti dhe bashkëpunimi me kompanitë më të mëdha në Shqipëri janë edhe dy prej gjigantëve mediatikë në vend, Televizioni Kombëtar Top Channel dhe Digitalb. Dekania Belina Budini vlerëson praninë e tyre të përvitshme si një mundësi të shkëlqyer orientimi dhe punësimi për studentët e shkencave humane dhe arteve liberale.
“Partnerët tanë, Televizioni Kombëtar Top Channel dhe Digitalb, janë për të disatin vit radhazi të pranishëm në Panairin e Karrierës pranë Universitetit Europian të Tiranës dhe Tirana College of Technology. Jemi të lumtur dhe shumë të kënaqur që ju kemi të pranishëm për studentët, që t’i orientoni, t’i udhëzoni, por edhe t’u ofroni mundësi konkrete punësimi, internship-i, praktika profesionale, sikurse keni bërë edhe vitet e tjera”, deklaroi dekane e Fakultetit të Shkencave Humane dhe Edukimit, Prof. Dr. Belina Budini
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Top Channel dhe Digitalb konfirmojnë besimin e plotë te potenciali i të rinjve që diplomohen në këto institucione, duke rikonfirmuar gatishmërinë për të investuar në të ardhmen e tyre profesionale.
“Jemi shumë mirënjohës për bashkëpunimin që kemi. Patjetër, edhe ne si kompani, Top Channel, gjithashtu edhe Digitalb, besojmë në potencialin e të rinjve dhe, gjithashtu, patjetër, investojmë në zhvillimin e tyre të mëtejshëm”, tha përfaqësuese e Top Channel/ DigitAlb Besmira Brahaj.
Ky panair rikonfirmoi se kur akademia e konsoliduar dhe vizioni i biznesit bëhen bashkë, suksesi përkthehet në një impakt të drejtpërdrejtë për ekonominë e vendit, duke i hapur rrugën gjeneratës së re të profesionistëve në Shqipëri.
Top Channel