28/07 13:46
Tottenhami dhe Jose Mourinho janë dënuar së fundmi nga UEFA, pasi ndeshja e Tottenhamit kundër Antwerp në Ligën e Evropës filloi me vonesë.
Anglezët pësuan humbje me rezultat 1-0 në këtë ndeshje.
Delegatët e UEFA-s shënuan gjithçka dhe ngarkuan me përgjegjësi pikërisht klubin anglez.
Mourinho u dënua me një ndeshje pezullim, ndërsa UEFA gjobiti Tottenhamin me 28 mijë euro.
Sezoni nisi me probleme për “Spursat”, por momentalisht janë në vendin e dytë pas Leicester me një pikë.
Mourinho duket se do të bëjë një sezon të mirë dhe pse nuk ka një ekip me cilësitë e Liverpool, Manchester City apo Chelsea.
Top Channel