Spektakël në Torino, Juventus shënon 5 gola dhe e nis Europën me këmbën e mbarë
Manchester City e ka nisur mbrojtjen e trofeut të Carabao Cup me një fitore spektakolare 5-0 ndaj Norwich, duke siguruar kualifikimin për në raundin e katërt të kompeticionit.
Me një formacion të ndryshuar ndjeshëm, skuadra e Enzo Marescas dominoi në “Etihad” dhe zgjidhi gjithçka përpara dhe gjatë pjesës së dytë. Protagonisti kryesor ishte 17-vjeçari Floyd Samba, i cili në debutimin e tij me ekipin e parë shënoi dy gola.
Samba zhbllokoi ndeshjen në minutën e 29-të me një goditje me kokë, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Rayan Cherki dyfishoi avantazhin e Manchester Cityt. Në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 48-të, radha ishte e Allan, i cili shënoi edhe ai në debutimin e tij me fanellën e Cityt.
Samba nuk ishte ende i ngopur. Në minutën e 54-t ai realizoi golin e dytë personal, duke e çuar rezultatin në 4-0 dhe duke kompletuar një debutim të jashtëzakonshëm. “Manita” u vulos në minutën e 90-të, kur Ryan McAidoo realizoi golin e pestë dhe i dha fund një mbrëmjeje perfekte për kampionët në fuqi.
City kalon kështu në raundin e katërt të Carabao Cup, ndërsa në këtë fazë kanë avancuar edhe Liverpooli dhe Arsenali. Liverpool mposhti Tottenhamin 3-1, ndërsa Arsenali fitoi 4-2 në transfertë ndaj Ipswich.
Top Channel