Spektakël në Torino, Juventus shënon 5 gola dhe e nis Europën me këmbën e mbarë
Drejtori Sportiv i Juventusit, Frederic Massara shuan zërat për të ardhmen e Luciano Spalletit në pankinën bardhezi, pas një fillim sezoni të vështirë teksa foli pak përpara ndeshjes së Europa League me Nec Nijmengen në lidhje me këtë çështje.
‘Të gjithë ne që veshim fanellën e Juventusit kemi detyrën që të mos minimizojmë asnjë pikë të humbur, por duhet të bëjmë analiza të qeta dhe kjo analizë nis nga një pikë e sigurt; skuadra është në duar të shkëlqyer dhe klubi ka besim te aftësitë e trajnerit dhe te vetë skuadra-tha Massara në një intervistë për Sky-Besojmë se me punë procesi i rritjes do të realizohet shpejt’.
Më pas Massara foli edhe për merkaton e transferimeve duke u shprehur i kënaqur me lëvizjet e bëra.
‘Gjatë merkatos janë bërë gjëra shumë interesante, gjithnjë brenda parametrave të përcaktuara nga UEFA-vijoi Massara-por ne jemi të kënaqur me atë çfarë kemi bërë. E dimë që kemi bërë shumë ndryshime’.
Drejtori Sportiv i Zonjës së Vjetër bëri një koment edhe për Ëoltemade
‘E morëm sepse e konsiderojmë një sulmues të fortë si Kolo Muani me të cilin mund të plotësojnë njëri-tjetrin-tha ai-kemi shumë besim së do të bëjë mirë që në fillim dhe që mund të realizojë gjëra të mira’.
Top Channel