City nuk fal në Carabao Cup, 5-0 ndaj Norwich me një yll 17-vjeçar
Kombëtarja e Kosovës është përfshirë në një kaos në prag të ndeshjeve të Nations League. Florent Hadërgjonaj deklaron nuk do të luajë për Dardanët nën urdhrat e trajnerit Foda.
Mbrojtësi i Kosovës e bëri të ditur vendimin e tij përmes një deklarate të publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram përmes një Story duke vënë në dukje se nuk është tërheqje nga kombëtarja, por për një vendim që lidhet me situatën dhe raportet e tij me stafin teknik
‘Pas shumë mendimi, kam marrë vendimin që, për momentin, të mos jem më në dispozicion të Kombëtares së Kosovës nën drejtimin e stafit aktual teknik’-shkruan në postimin e tij Hadergjonaj- Ta përfaqësoj Kosovën ka qenë dhe mbetet një nga nderet më të mëdha të karrierës sime. Jam krenar për çdo paraqitje dhe për gjithçka që kam dhënë për këtë fanellë’.
Më pas mbrojtësi dardan theksoi se në pak më shumë se 2 vitet e fundit ka preferuar të mos flasë për situatën dhe të përgjigjet në fushë me paraqitjen e tij, por, sipas tij, me kalimin e kohës krijoi përshtypjen se nuk ekziston më respekti dhe besimi për vazhduar bashkëpunimin profesional.
‘Me kalimin e kohës është bërë e qartë për mua se me trajnerin aktual nuk ekziston më baza e nevojshme e respektit dhe ndërsjellë e besimit për të vazhduar një bashkëpunim profesional. Për këtë arsye, kam arritur në një pikë ku duhet të vendos një kufi-vijon futbollisti që këmbëngul se nuk është një vendim kundër kombëtares së Kosovës-kjo nuk është tërheqje nga Kombëtarja dhe nuk është vendim kundër Kosovës. Vendimi im lidhet vetëm me situatën aktuale dhe raportin tim me stafin teknik’.

Kosova do të luajë në këtë periudhë 4 ndeshje në Nations League me Irlandën, Austrinë 2 herë dhe Izraelin. Alternativë kryesore e Hadërgjonajt në krahun e djathtë të mbrojtjes është Mërgim Vojvosa, futbollisti me më shumë ndeshje me kombëtaren e Kosovës.
Top Channel