Përfunduan dy ndeshjet e para të kësaj të enjteje në raundin e parë të Fazës së Ligës në Europa League. Në Kretë, OFI u përball me Hoffenheimin e 3 futbollistëve të kombëtares së Kosovës duke e mundur me rezultatin 2-0.

Në këtë ndeshje u aktivizuan si titullarë Albion Hajdari dhe Leon Avdullahu, ndërsa Fisnik Asllani hyri në fushën e lojës si zëvendësues në minutën e 75.

Megjithatë gjërat nuk shkuan mirë për skuadrën gjermane, pasi ishte skuadra greke ajo që mori 3 pikët e kësaj ndeshjeje teksa e fitoi këtë përballje me rezultatin 2-0. Cantalapiedra në pjesën e parë dhe Kanellopoulos ishin ata që i dhanë këtë fitore skuadrës së OFI ndaj Hoffenheimit.

Ndërsa ndeshja tjetër ishte ajo mes Levskit të Sofjes dhe Salzburgut, një sfidë kjo që u fitua nga skuadra austriake me rezultatin 1-0 ku ai që vendosi fatin e kësaj përballjeje për Salzburgun ishte Tabakovic që shënoi golin e vetëm në minutën e 39 të ndeshjes.

Top Channel