‘Më informoi personalisht për vendimin e marrë, s’është e vërtetë se…’/ Trajneri Foda thyen heshtjen për tërheqjen e Rrahmanit nga kombëtarja e Kosovës

17/09/2026 17:02

Në ditët e fundit te përfaqësuesja e Kosovës, ka qenë në rend të ditës vendimi i kapitenit Amir Rrahmanit për t’u tërhequr nga kombëtarja për shkak të pakënaqësive ndaj drejtuesve aktualë të Federatës së Futbollit.

Ai që ka folur në lidhje me këtë temë ishte trajneri i Dardanëve që theu heshtjen në një intervisë për Canal+ gjatë ndeshjes së Europa League mes Sturm Graz dhe Rennes. Foda pohoi se Rrahmani e kishte njoftuar personalisht për t’iu thënë vendimin e tij

‘Gjithçka është shumë emocionale në Kosovë. Fakti është se Amir Rrahamani deklaroi tërheqjen nga kombëtarja. Ai më informoi personalisht për këtë-tha Foda që më pas hodhi poshtë zërat se vendimi i Rrahmanit mund të pasohet nga largime të tjera nga kombëtarja e Kosovës.

‘Ka shumë dramë që po ekzagjerohet. Zërat se edhe më shumë lojtarë duan të bojkotojnë ekipin kombëtar nuk janë të vërteta’– shtoi trajneri i Kosovës.

Ndërkaq, Franco Foda bëri të ditur se pret që futbollistët e tij të jenë në dispozicion të tij ditën e hënë për t’u vënën nën urdhrat e tij për të nisur përgatitjet për ndeshjet e Nations League me Kosovën që do të luajë ndaj Irlandës, Austrisë dy herë dhe Izraelit

Top Channel