Botërori i Formula 1 në vitin 2027 do të nisë nga Bahreini në fundjavën e 14 marsit dhe do të mbyllet në Emiratet e Bashkuara Arabe në 12 dhjetor. Ky është kalendari i ri i kampionatit për vitin e ardhshëm i konfirmuar nga vetë drejtuesit e kompeticionit dhe FIA. Do të jenë 24 Çmime të Mëdha në 22 vende të ndryshme.

Në kalendarin e vitit të ardhshëm kthehen garat në Portugali(Portimao) dhe Turqi(Stamboll) që do të zëvendësojnë Barcelonën dhe Zandvoord. E reja për vitin e ardhshëm është se rritet numri i Garave Sprint nga 6 në 10 të tilla dhe këtu shtohen edhe Monaco dhe Monza

Testet parasezonale do të mbahen në Bahrein në 24-27 shkurt dhe pak më shumë se dy javësh, në këtë pistë do të ngrihet sipari i kampionatit në një Çmim të Madh që do të ketë edhe Garën Sprint. 

Ndalesa e dytë është në Arabinë Saudite (19-21 mars), më pas janë Australia, Japonia, Kina për të shkuar më pas në SHBA për garën e Miami(30 prill-2 maj) dhe Kanada në Montreal (21-23 maj). Në mesin e qershorit Monaco do të hapë etapën evropiane të kampionatit teksa do të pasohet nga garat në Portugali, Britani, Austri dhe Belgjikë. Në 3-5 shtator është Çmimi i madh i Monzas që paraprihet nga ai i Hungarisë dhe para Garës së Spanjës janë Azerbajxhani, Turqia dhe Singapori. Në periudhën tetor-nëntor Formula 1 do të zhvendoset sërish përtej Atlantikut në Amerikën e Veriut dhe të Jugut (Austin, Meksikë, Brazil dhe Las Vegas), ndërsa në dhjetor do të jenë garat e fundit në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me të panjohurat e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Top Channel