Formula 1/ Antonelli është i pandalshëm, italiani triumfon në Madrid dhe sheh titullin kampion t’i afrohet akoma më shumë
Ylli i Real Madridit, Vinicius Jr., ka lënë mënjanë për pak kohë angazhimet në fushën e blertë për të shijuar adrenalinën e Formula 1.
Sulmuesi brazilian u shfaq në “paddock” dorë për dore me të dashurën e tij, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve dhe aparateve fotografikë. Dyshja dhuroi një parakalim të vërtetë stili; ndërsa Vini zgjodhi një pamje mjaft të shpenguar me kanotierë të bardhë, kapele rozë dhe një këmishë të lidhur në bel, partnerja e tij tërhoqi shikimet me një veshje mjaft të guximshme të frymëzuar nga motivet e garave, e spikatur nga linjat e zeza dhe detajet e ndezura portokalli.

Përtej shkëlqimit dhe jetës luksoze, të qenit krah një ylli të futbollit botëror ka edhe anët e saj krejtësisht të pazakonta. Së fundmi, në mediat rozë ka qarkulluar një prapaskenë mjaft interesante nga përditshmëria e çiftit, ku mësohet se çdo produkt kozmetik, krem trupi apo pomadë që përdor e dashura e tij, duhet të miratohet paraprakisht nga stafi mjekësor i Vinicius. Kjo masë ekstreme sigurie merret për të parandaluar çdo rrezik sado të vogël që braziliani të dalë pozitiv në testet e rrepta të dopingut thjesht përmes kontaktit fizik. Një detaj ky që tregon qartë sakrificat dhe rregullat e hekurta që fshihen pas jetës glamuroze të një atleti elitar.
VINÍCIUS, PRESENTE EN EL GP DE ESPAÑA. 🏎️
📹 IG/galafr https://t.co/v2XRZvlK7G
— TyC Sports (@TyCSports) September 13, 2026
Top Channel