Formula 1 prezanton kalendarin e 2027/ Ka Garë Sprint në Monza, kthehen Portugalia dhe Turqia
Andrea Kimi Antonelli është vetëm 19 vjeç, por po i mahnit të gjithë në Botërorin e Formula 1. Piloti italian i Mercedes po fluturon drejt titullit botëror teksa deri tani ka arritur në kuotën e 8 fitoreve në këtë sezon.
Kjo formë ka bërë që të lindin zërat për të ardhmen e tij duke e lidhur emrin e tij me Ferrarin, por Antonelli preferon të mos çbilancohet.
‘Tani jam mirë këtu ku jam. Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e Mercedes edhe për faktin se ndjej se kam një detyrim kundrejt anëtarëve të stafit të kësaj skuadre për të gjitha mundësitë që më kanë dhënë. Për të ardhmen nuk përjashtoj asgjë-tha Antonelli në një intervistë për portalin Automoto.it
Më pas Antonelli foli më konkretisht për Kokëkuqen italiane dhe një kalim të mundshëm te kjo skuderi.
‘Ishte Mercedes që besoi te unë kur isha vetëm 12 vjeç-shtoi Antonelli-më kanë shoqëruar në këtë rrugëtim dhe shpresoj që të arrij sa më shumë suksese me këtë skuadër në të ardhmen. Më pas të shohim. Nuk përjashtoj asgjë, por objektivi është të fitoj sa më shumë të jetë e mundur me Mercedes’.
Më pas Kimi Antonelli foli për miqësine me tenistin Jannik Sinner dhe pilotin e MotoGP, Marco Bezzecchi
‘Është diçka e bukur të kesh miq sportistë që e kuptojnë se çfarë do të thotë të menaxhosh presionin-tha Antonelli-të japin më shumë motivim për të bërë akoma më mirë. Më pëlqen t’i shoh kur fitojnë dhe dua që edhe unë të bëj si ata për të mos thënë më mirë se ata, edhe pse të bësh më mirë se Sinner është e vështirë’.
Top Channel