Pas Calhanoglu, Inter humbet dhe Stones për ndeshjen me Romën për probleme fizike
Rikthimi në Evropë duhet të ishte skena e ringjalljes, por u transformua në një natë makthi. Humbja e dhimbshme në shtëpi ndaj Benfica në ndeshjen e parë të Fazës së Ligës në Europa League ka bërë që te Milani të shpërthejë kriza e parë e vërtetë e këtij sezoni.
Skuadra u soll si e dorëzuar në këtë ndeshje me ritme loje si të miqësoreve verore, gjë që solli kontestimin e San Siros; një shi fërshëllimash shoqëruan kuqezinjtë si në pushimin e ndeshjes ashtu edhe në përfundim të saj. Kritikat ndaj Milanit ishin unanime jo vetëm në median italiane, por edhe ato amerikane si CBS Sports
Në bankën e të akuzuarve
Në qendër të vorbullës së kritikave është Ruben Amorim. Trajneri portugez kontestohet për përzgjedhjen e një formacioni tepër të guximshëm, e karakterizuar nga një rotacion masiv duke aktivizuar si titullarë futbollistë jo ekspertë në arenën evropiane(si Terracciano) apo me publikun e Milanos(si Hutchinson). Por ato që ngjallën më shumë diskutime janë deklaratat e trajnerit. Nëse deri para pak ditësh, Amorim i jepte notën maksimale merkatos dhe fliste për sintoni totale me klubin, në prag të ndeshjes me Benficën, ndryshoi refren; pranoi se ka në dispozicion një skuadër që nuk i përshtatet stilit të tij të lojës dhe kërkoi kohë, por i vetëdijshëm se pa fitore bonusi durim skadon shpejt. Një autokritikë që vuri në diskutim edhe vetë punën e tij që nisi në 13 korrik.
Takimi me Cardinale
Paraqitja pa ngjyrë dhe seria e 3 ndeshjeve radhazi pa fitore e kanë hidhëruar Gerry Cardinale. Dhe kështu është programuar që në orët në vazhdim të zhvillohet një takim mes padronit të RedBird, Calvellit dhe vetë Amorim. Pozicioni i trajnerit nuk duket se është në dyshim dhe ky takim do të jetë rasti për të bërë një bilanc të vërtetë të përgjegjësive; Cardinale kërkon të qartësojë listën e defekteve të evidentuara nga portugezi dhe të kuptrojë arsyet e këtyre problemeve taktike dhe mentale që janë shfaqur në këtë fazë të parë të sezonit. Më sfidën ndaj Lecces që është në pragë, biseda telefonike përbën një pikë kthese vendimtare për të rivendosur në një linjë objektivat dhe për të evituar që kriza e identitetit të bëhet kronike.
Top Channel