Pas Calhanoglu, Inter humbet dhe Stones për ndeshjen me Romën për probleme fizike
Jurgen Klopp bëri një revolucion te kombëtarja gjermane; publikoi një listë me 44 futbollistë(mes të cilëve edhe Brajan Gruda) dhe 2 skuadra krejtësisht të ndryshme për 4 ndeshje. Objektivi? Një Gjermani ‘pak e çmendur dhe krijuese’ që të ndihmojë për të harruar zhgënjimin e Botërorit të fundit. Trajneri i ri i Gjermanisë në listën e tij të parë ka përfshirë plot 16 futbollistë debutues me Die Mannschaft).
Pas eliminimit poshtërues nga Paraguaji në 1/16 të finaleve të Botërorit, Julian Nagelsmann dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Gjermanisë dhe Klopp u emërua në vendin e tij. Një rikthim në pankinë për një prej trajnerëve më të vlerësuar dhe më fitues që kishte vendosur të distancohej për një periudhë kohe nga fusha; gjermani në fakt nuk stërvit një skuadër prej 2 vitesh që nga momenti kur la Liverpool.
‘Më pëlqeu shumë të përpiloja këtë listë-tha Klopp-kemi gjetur shumë talente. Dua të njoh sa më shumë futbollistë’.
Trajneri i kampionëve të Gjermanisë bëri të ditur se portier titullar do të jetë Marc Andre Ter Stegen i Ajax.
‘Një skuadër ka nevojë për stabilitet dhe një bosht. Dhe kur boshti është stabël, mund të jesh krijues dhe pak i çmendur-shtoi Jurgen Klopp
Mes 16 futbollistëve debutuesjanë 4 futbollistë të Freiburgut, finalist i Europa League sezonin e kaluar dhe kryesues i Bundesligës gjermane pas 3 ndeshjeve të para. Joshua Kimmich është konfirmuar si kapiteni i skuadrës. Futbollisti i Bayernit të Mynihut, gjithsesi, do të aktivizohet sërish në mesin e fushës, ndërkohë që Nagelsmann në Botëror dhe Euro 2024 e aktivizoi si mbrojtës të djathtë.
Top Channel