Situata e rënduar me koronavirusin, Maqedonia e Veriut pezullon përkohësisht futbollin
30/10/2020 20:55
Situata me pandeminë Covid-19 po vjen duke u rënduar në Maqedoninë e Veriut, ashtu si në të gjithë botën, ndërsa Federata e Futbollit në vendin fqinj vendosi të pezullojë përkohësisht ndeshjet në Ligën e parë dhe të dytë.
Kështu në një njoftim zyrtar, Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se ndeshjet e vlefshme për javën e 11 në Ligën e parë dhe javën e 10 në Ligën e dytë, të cilat ishin planifikuar për këtë fundjavë, do të luhen një javë më vonë, më 7 dhe 8 nëntor.
Ky vendim është mjaft shqetësues për botën e futbollit, pasi kujtojmë që sezoni i kaluar futbollistik në Maqedoninë e Veriut nuk përfundoi, sepse pas pezullimit, u vendos edhe anulimi i garës.
Top Channel