Një person tjetër ka vdekur në një spital në Shkup pasi u infektua me virusin e Nilit Perëndimor, duke e çuar numrin e të vdekurve në vend nga kjo sëmundje në gjashtë.

Viktima ishte një 72-vjeçar nga Shkupi, i cili ishte shtruar në spital prej më shumë se 15.

Në të njëjtën kohë, shqetësimi po rritet në vend për përhapjen e vazhdueshme të virusit, pasi autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 51 raste të konfirmuara deri më sot, shumica e të cilave në zonën e Shkupit.

Shumica e pacientëve janë mbi 60 vjeç, ndërsa disa kanë paraqitur manifestime serioze të sistemit nervor qendror, siç janë encefaliti dhe meningjiti.

Shpejtësia me të cilën po rriten rastet është gjithashtu shqetësuese. Në fund të korrikut, u regjistruan vetëm tetë raste, por brenda pak javësh numri i tyre është rritur në 51. Ky zhvillim e bën shpërthimin e këtij viti një nga më seriozët që vendi është përballur që nga viti 2011, kur virusi i Nilit Perëndimor u regjistrua për herë të parë në Maqedoninë e Veriut.

Për shkak të shpërthimit, autoritetet kanë shpallur gjendje epidemie në disa komuna në Shkup, duke forcuar programet e kontrollit të mushkonjave dhe mbikëqyrjen epidemiologjike.

Top Channel