Gianni De Biasi u rikthye në Shqipëri, këtë radhë me skuadrën e tij Azerbajxhanin për të zhvilluar ndeshjen e radhës me Qipron për Ligën e Kombeve.
E kushtëzuar nga luftimet me Armeninë për Nagorni Karabak, skuadra azere zbriti në fushën e Elbasan Arenës për këtë përballje ndaj qipriotëve, nga e cila nuk mori më shumë se 1 pikë teksa ajo u mbyll 0-0. Azerbajxhani krijuan një sërë rastesh për të shënuar, madje në minutën e 27 fitoi edhe një 11 metërsh, por Garayev nuk mundi dot t’i dhurojë fitoren skuadrës së tij. Gjermania dhe Zvicra nuk zhgënjyen dhe dhuruan spektakël në sfidën mes tyre të Ligës së Kombeve të cilën e përfunduan me barazimin 3-3 duke marrë nga 1 pikë secila.
Kjo u duk që në minutat e para kur Zvicra pas një goditje këndi mori avantazhin me Gavranovic. por helvetët nuk e lanë me kaq, në të 26 minutë ata gjetën edhe golin e dytë me anë të Freuler. Megjithatë Gjermania është një skuadër që është në gjendje që të reagojë dhe në fakt, skuiadra 4 herë kampione e botës arriti të barazojë rezultatin në 2-2. Werner vetëm 2 minuta pas golit të Freuler shkurtoi diferencën në 2-1, ndërsa Havertz në të 55 barazoi në 2-2. Zvicra iu kundërpërgjigj shumë shpejt teksa 2 minuta më pas rimori kryesimin në 3-2 me golin e Gavranovic, një avantazh që zgjati vetëm 180 sekonda, pasi Gnabry barazoi shifrat në 3-3 që ishte rezultati final i sfidës.
Gjermania pas këtij barazimi mbetet në vendin e dytë, por arrihet nga Ukraina që befasoi Spanjën teksa e mundi 1-0 pavarësisht superioritetit të shfaqur nga La Roja për pjesën më të madhe të kohës. Tsyganov i dha Ukrainës këtë fitore ndaj Spanjës që mbetet në krye të Grupit 4 të Ligës A me 7 pikë.
Top Channel