Mbyllet epoka Deschamps, nis ajo Zidane, Franca përgatitet për revolucion
Duket një absurditet, por është e vërtetë; 26 qershori 2016 ishte dita kur Lionel Messi u tërhoq nga kombëtarja argjentinase. Në përfundim të finales së Copa America Centenario të humbur në MetLife Stadium të New Yorkut ndaj Kilit, ku ai gaboi edhe 11 metërshin në lotarinë e gjuajtjeve nga pika e bardhë, ai deklaroi largimin e tij nga skuadra Albiceleste.
‘Vendimi është marrë. Bëra gjithçka për të tentuar për të fituar diçka por nuk ia dola. Eksperienca ime me kombëtaren mbaroi’-ishin fjalët e thëna nga Messi në përfundim të asaj ndeshjeje që pasonte humbjen e 2015 gjithnjë në Kupën e Amerikës dhe finales së Botërorit 2014.
Kjo e dielë do të jetë dita kur Lionel Messi do të luajë finalen e tretë të Botërorit në karrierën e tij, duke u bërë i pari futbollist që i luan të treja këto finale si titullar. Ku? në MetLife Stadium të New Yorkut. Ekziston një term që përdoret në ambientet e wrestling dhe shpesh lidhej me Hulk Hogan; superhuman comeback(rikthimi i supernjeriut). Në rastin e Real American, ky term përdorej për duelet shumë të ashpra ku ai kur ndodhej nën kundërshtarët e tij në fund merrte forcë dhe energji falë publikut dhe fitonte. Kjo e Messit nga 2016 e më tutje është padyshim një rikthim i supernjeriut. Në momentin më të errët, kur për të shpresa për të drejtuar Argjentinën drejt trofeve fillimisht kontinentalë dhe më pas botërorë kishte humbur krejt, Messi diti të gjejë forcat që as ai vetë nuk i mendonte se i kishte. I humbur dhe mposhtur, ndryshimi i shikimit dhe shpirtit të tij nga ai moment janë një himn i epikës; nga fenomeni me sytë e fryrë nga lotët, doni një njeri krejt tjetër; një lider total, i dedikuar ndaj betejave, nuk u zbut kurrë, një udhëheqje mentale dhe karakterial për çdo shok skuadre që kishte nevojë për të. Madje edhe me pak sfumature arrogance siç e tregon ajo fraza; “Que miras, bobo?”(Çfarë po shikon?)drejtuar Weghorst që e shikonte gjatë një interviste pas ndeshjes me Holandën në Botërorin 2022. Dhe në rilindjen e tij kanë kontribuuar padyshim edhe grupi i futbollistëve të tjerë argjentinas: Rodrigo De Paul, Leandro Paredes, Cristiano Romero, Emiliano Martinez, Nicolas Tagliafico, Lisandro Martinez, Nicolas Otamendi, Julian Alvarez, Lautaro Martinez, Nico Gonzalez, Nahuel Molina. Të gjithë këta kanë qenë të thelbësorë në mbështetjen dhe ndihmesën ndaj tij sepse ishin të vetëdijshëm se do t’ua shpërblente dhe e bëri sepse La Scaloneta nga 2021 e deri tani ka fituar të gjithë turnetë ku ka marrë pjesë: Copa America 2021, Botërori 2022, Finalissima 2022, Copa America 2024, të cilave mund t’iu shtohet një tjetër trofe…
Nga 2018 Argjentina ka në pankinë omonimin e Messit, Lionel Scalonin. Në Itali e kanë parë të luajë me fanelën e Atalantës, ishte një mbrojtës si shkëmb, nga ata të fortët dhe të vërtetët. Si trajner, ishte çelësi i kthesës ku dhe u ndërtua skuadra Albiceleste jashtë fushe; i dedikuar ndaj dialogut, i ashpër por i drejtë, diti të punojë në aspektin mental me Lionel Messin dhe pjesën tjetër të skuadrës. Për Pleshtin ishte ajo që dikur quhej dashuri teknike. Scaloni e çliroi Messin nga çdo lidhje taktike, e vendosi si një obelisk në qendër të skuadres dhe u shpërblye në mënyrën më madhështore. Shpesh shihet që Scaloni bashkohet me futbollistët e tij për të folur për taktikën, siç ndodhi në ndeshjen me Anglinë kur Paredes iu drejtua duke i thënë se duhej një tjetër qendërmbrojtës në fushë; u tha, u bë. Hyri Otamendi. Shumëkush pyet, një mbrojtës në fushë me rezultatin 1-1? Po, dhe për të disatën herë pati të drejtë.
Argjentina dhe Messi shkojnë në MetLife Stadium për të përmbysur parashikimin; Spanja është e fortë dhe logjikisht shihet si favoritet për atë çfarë ka treguar në këtë Botëror. Iberikët kanë krijuar një grup ku janë ndërthurur futbollistët me eksperiencë me fenomenët e rinj, të gjithë lojtarë të nivelit më të lartë dhe që kanë në radhët e tyre një Gjeneral suprem të futbollit si Rodri. Është me siguri rivali më i rrezikshëm i Messit dhe Argjentinës që pas 2016. Kushdo që të fitojë do të shkruhet historia; do të triumfojë Mbreti i vjetër, Lionel Messi apo pretendenti për fronin, Lamine Yamal? Këtë do ta thotë vetëm fusha që për herë të parë do të vërë përballë njëri-tjetrit protagonistët e fotos së pabesueshme të 2007, kur një argjentinas shumë i ri i bën banjë një foshnjeje 7 muajshe për një kalendar të UNICEF.
Top Channel