Jo vetëm Mbappe, një tjetër yll i Francës vendos rekord këtë Botëror duke parakaluar ikonën Pele

19/07/2026 09:40

Edhe pse Franca e mbylli Kupën e Botës 2026 pa medalje, pas humbjes spektakolare 4-6 ndaj Anglisë në ndeshjen për vendin e tretë, Michael Olise arriti të shkruajë emrin e tij në historinë e futbollit botëror.

Mesfushori ofensiv i Francës regjistroi dy asistime për Kylian Mbappé në sfidën e zhvilluar të shtunën, duke e çuar në shtatë numrin total të asistimeve në këtë edicion të Botërorit. Me këtë shifër, ai vendosi një rekord të ri për më shumë asistime në një Kupë Bote, duke lënë pas legjendën braziliane Pelé.

Olise ishte një nga lojtarët më të spikatur të Francës gjatë gjithë turneut, ndërsa në sfidën ndaj Anglisë u përpoq të udhëhiqte rikthimin e “gjelave”. Dy pasimet e tij vendimtare u shndërruan në gola nga Mbappé, por nuk mjaftuan për të shmangur humbjen në një nga ndeshjet më spektakolare të këtij Botërori.

Pavarësisht zhgënjimit për vendin e katërt, 24-vjeçari largohet nga Botërori me një arritje historike. Me 7 asistime, ai është tashmë lojtari me më shumë pasime për gol në një edicion të vetëm të Kupës së Botës, duke vendosur një standard të ri në kompeticionin më prestigjioz të futbollit.

Top Channel