Mbyllet epoka Deschamps, nis ajo Zidane, Franca përgatitet për revolucion
Argjentina do të zbresë sonte në fushë përballë Spanjës me synimin për të mbrojtur titullin e fituar katër vite më parë, por historia e Kupës së Botës nuk është në favor të kampionëve në fuqi.
Një statistikë interesante tregon se asnjë nga tre kampionët e fundit të Botërorit që arriti sërish në finale nuk ka mundur ta mbrojë trofeun, duke u mjaftuar me vendin e dytë.
Seria nisi me Argjentinën, e cila pasi fitoi Kupën e Botës në vitin 1986, u rikthye në finale në 1990, por u mposht nga Gjermania Perëndimore me rezultatin 1-0.
I njëjti fat i buzëqeshi edhe Brazilit. Pas triumfit në Botërorin 1994, “Seleçao” arriti deri në finalen e vitit 1998, ku u mund bindshëm 3-0 nga Franca.
Rasti më i fundit është ai i Francës. “Gjelat”, kampionë të botës në 2018, shkuan sërish në finalen e Katar 2022, por u mposhtën nga Argjentina vetëm pas goditjeve të penalltive, pas një prej finaleve më spektakolare në histori.

Foto: @primevideosport
Tani radha i takon Argjentinës të sfidojë këtë “mallkim”. Kampionët në fuqi do të përballen me Spanjën në finalen e Botërorit 2026, duke kërkuar të bëhen kombëtarja e parë pas shumë vitesh që arrin të mbrojë me sukses kurorën botërore.
Top Channel