Protestuesit jelekeverdhë janë rikthyer në rrugët e Parisit, duke detyruar policinë të shtojnë praninë e saj në kryeqytetin francez, ndërsa mbi turmat u përdor dhe gaz lotsjellës.

Protestat e kësaj lëvizjeje në Francë vijnë në kohën kur vendi po përballet me krizën e shkaktuar nga koronavirusi dhe janë të parat e saj që prej heqjes së masave të karantinës. Qindra vetë u mblodhën në dy sheshe në Paris, protesta këto të autorizuara.

Në njërin prej marshimeve, nuk u raportua për asnjë incident, por në tubimin tjetër pati trazira dhe efektivët ndërhynë duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që dogjën disa koshe mbeturinash e makina.

Autoritetet franceze e kanë ndaluar mbajtën e protestave në zonën qendrore të Parisit, përfshirë edhe në Champs-Elysees, ku në të kaluarën tubuesit, për pothuajse dy vjet rresht kanë dalë në protesta për shkak të shtrenjtimit të taksave për karburantin dhe stilin e udhëheqjes së presidentit Emmanuel Macron. Në protestën e fundit, u arrestuan 154 persona. Kjo situatë erdhi në kohën kur vendi shënoi rekordin e pothuajse 10.000 rasteve të reja në ditë, ndërsa edhe numri i të shtruarve në spital, gjatë këtij muaji ka pësuar rritje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA