Trajneri mëson vdekjen e babait “live” në konferencë pas eliminimit nga Anglia!
Vetëm pak ditë para festimeve për 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, kombëtarja amerikane i ka dhuruar një tjetër arsye për festë tifozëve të saj.
Ekipi i Mauricio Pochettinos mposhti 2-0 Bosnje-Hercegovinën në “Levi’s Stadium” dhe siguroi kualifikimin për në fazën e 1/8-ave të Botërorit 2026, ku do të përballet me Belgjikën.
Bosnja e nisi më mirë sfidën dhe krijoi rastin e parë të rrezikshëm në minutën e 10-të, por portieri Matt Freese ndali goditjen e Ermedin Demirović. Më pas amerikanët morën kontrollin e lojës dhe gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 30-të me Folarin Balogun, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Sulmuesi i SHBA-së nuk gaboi pak çaste para pushimit. Në minutat shtesë të pjesës së parë, pas një topi të devijuar dy herë, Balogun shënoi mes këmbëve të Nikola Vasilj, duke realizuar golin e tij të tretë në këtë Botëror dhe duke i dhënë avantazhin vendasve.
Në fillimin e pjesës së dytë Bosnja humbi kapitenin Edin Džeko për shkak dëmtimi, ndërsa në minutën e 64-t VAR ndërhyri dhe Balogun u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rrezikshme ndaj Tarik Muharemović, duke e lënë SHBA-në me 10 futbollistë.
Pavarësisht epërsisë numerike, Bosnja nuk arriti të përfitonte. Në minutën e 79-të Christian Pulisic shënoi, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Vetëm pak minuta më vonë, Malik Tillman vulosi fitoren me një goditje dënimi spektakolare nga rreth 20 metra, me portierin Vasilj që e preku topin, por nuk mundi ta ndalte.
Bosnja pati një mundësi të mirë në fund me Ermin Mahmić, por nuk arriti të ndryshonte fatin e takimit.
SHBA administroi me sukses avantazhin edhe pse me një lojtar më pak dhe siguroi kualifikimin në raundin e 16 skuadrave më të mira, aty ku e pret Belgjika.
Rezultati:
SHBA 2-0 Bosnje-Hercegovinë
Balogun 45’, Tillman 82’
Karton i kuq: Balogun (64’)
Top Channel