Robert Lewandowski nuk i shuan ëndrrat e Juventus e Milan: Sot për sot nuk kam çfarë të them për të ardhmen time… 14/03 14:26
Dani Ceballos pritet të rikthehet sërish te Arsenali, ku sezonin e kaluar luajti në huazim.
Topçinjtë kanë nisur bisedimet me Real Madrid që zotëron kartonin e futbollistit për ta marrë sërish lojtarin në formë huazimi për sezonin 2020-2021, pasi Zidane nuk e konsideron lojtarin pjesë të formacionit të tij.
Vetë mesfushori ka dhënë pëlqimin e tij per t’u rikthyer në Emirates Sadium, pas bisedës që pati me trajnerin Arteta. Sezonin e kaluar 24-vjeçari u aktivizua 37 herë me fanellën e Arsenalit duke fituar dhe FA Cup.
Top Channel