Messi rikthehet në Argjentinë, gati të luajë për herë të parë në karrierë ndaj një klubi të vendlindjes
Cristiano Ronaldo nuk njeh moshë dhe vazhdon të shkruajë historinë. Ylli portugez ka shënuar golin e tij të 979-të në karrierë, duke hapur rrugën e fitores për Al-Nassr në sfidën kundër Abha-s.
Në ndeshjen e javës së 6-të të kampionatit saudit, të zhvilluar të mërkurën në “Al Awwal Park” të Riadit, Al-Nassr mposhti kundërshtarët me rezultatin 2-1. CR7 zhbllokoi sfidën në minutën e 22-të me një goditje të fuqishme me kokë, pas një krosimi nga këndi të ekzekutuar nga Angelo Borges. Sulmuesi 41-vjeçar ishte shumë pranë golit të 980-të përpara fundit të pjesës së parë, por gjuajtja e tij u ndal nga shtylla, ndërsa në një moment të dytë, një tjetër tentativë e portugezit u largua mbi vijën fatale nga mbrojtja kundërshtare.
Pas ndeshjes, Ronaldo reagoi në rrjetet sociale duke postuar një foto nga fitorja me diçiturën: “Puna e palodhur shpërblehet” (“Hard work pays off”). Ky mesazh u interpretua menjëherë nga mediat dhe tifozët si një kundërpërgjigje e tërthortë për lënien e tij jashtë listës së kandidatëve për “Topin e Artë”.
Gara me kohën për objektivin “1000”
Me këtë rrjetë, Ronaldo e çon totalin në 979 gola në karrierë, duke qenë vetëm 21 hapa larg objektivit historik dhe të paimagjinueshëm prej 1000 golash. Vetë portugezi e ka theksuar këtë ambicie në një intervistë të fundit me Rio Ferdinand, duke u shprehur se synon ta arrijë këtë shifër magjike në moshën 41-vjeçare, moshë të cilën e ka aktualisht.
Duke parë ecurinë e tij këtë sezon (3 gola në 6 javët e para të kampionatit me Al-Nassr), ky rekord nuk duket aspak i pamundur. Megjithatë, koha është armiku kryesor, pasi vetë pesë herë fituesi i Topit të Artë ka lënë të kuptohet se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në futbollin e luajtur.
Top Channel