Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, ka vendosur të pezullojë karrierën e tij me kombëtaren e Belgjikës.

34-vjeçari nuk do të jetë pjesë e “Djajve të Kuq” për fushatën e ardhshme në UEFA Nations League, pasi ka zgjedhur të prioritizojë formën e tij fizike dhe angazhimet me klubin spanjoll.

​Sipas raportimeve, Courtois mbetet i hapur për t’u rikthyer në skuadër kur të nisin kualifikueset e Kampionatit Evropian. Megjithatë, trajneri i ri i Belgjikës, Mark van Bommel, ka qenë i prerë gjatë një takimi ballë për ballë të zhvilluar në Madrid. Tekniku i ka bërë të qartë portierit se nuk mund t’i garantojë vendin e titullarit në formacion në momentin që ai të vendosë të kthehet.

​Kjo situatë pritet të hapë një garë të fortë për portën e kombëtares belge në muajt në vijim, ndërsa Courtois ka deklaruar se është i gatshëm të “luftojë” për të rifituar vendin e tij kur të vijë koha.

Top Channel