Pavarësisht ndryshimeve gjigante teknologjike, dashuria për librin mbetet ende e fortë e fatmirësisht në çdo brez.
Madje as Covid-19 nuk i ka ndalur lexuesit të mbushin bibliotekën e Elbasanit, edhe pse duke u munduar të ruajnë distancat. Për Petrit Hidrin, kjo bibliotekë është shndërruar në një shtëpi të dytë.
Si një ish-mësues, Petriti vëren me kënaqësi se rinia po i kthehet librit, të cilin sipas tij s’mund ta zëvendësojë asgjë tjetër. I dashuruar me klasiket e letërsisë, Petriti guxon me kënaqësi ndër autorët e rinj duke u përfshirë ne kohë e breza plot risi.
Biblioteka e Elbasanit ofron një pasuri të tërë titujsh, ku çdo lexues mund të gjejë atë që dëshiron. E mbi të gjitha, studentët gjejnë një literaturë të pasur për studimet e tyre.
Top Channel