Romakët, “pronarë” të Tepelenës/ Në Qesarat dalin në dritë gjashtë mozaikë romakë, mes tyre edhe figura e Erosit

23/09/2026 12:30

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Qesarat të Tepelenës, ku një ekspeditë shqiptaro-italiane ka nxjerrë në dritë gjurmët e një kompleksi luksoz të periudhës romake, të pasur me mozaikë shumëngjyrësh.

Gjate gërmimeve janë zbuluar6 dysheme te dekoruara me mozaike, me motive gjeometrike, figura njerëzore dhe elementë dekorativë, ndërsa janë gjetur edhe fragmente pikturash murale. Sipas arkeologëve, kompleksi daton në shekullin IV pas Krishtit. Një nga zbulimet më të veçanta është figura e Erosit, e ruajtur në një prej mozaikëve, pavarësisht dëmtimeve të pjesshme të strukturës.

Ky është një zbulim shumë i rëndësishëm për ne. Mozaikët dhe strukturat që kemi gjetur na japin informacion të ri për historinë dhe jetën në këtë territor në periudhën romake. Është një projekt që kërkon kohë dhe shumë punë, ndaj shpresoj që në këtë ekspeditë dhe në kërkimet e ardhshme të na bashkohen edhe studentë shqiptarë. Do të ishte një mundësi shumë e mirë për ta, por edhe për vetë projektin, sepse bashkëpunimi mes studiuesve të rinj shqiptarë dhe italianë është shumë i rëndësishëm”, u shpreh Silvio Fiorrelli, arkeolog.

Germimet u zhvilluan në kuadër të projektit shqiptaro-italian “Arkeologjia e peizazhit në zonën Tepelenë-Memaliaj”, nga Akademia e Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me Universitetin “Aldo Moro” të Barit dhe palën italiane.

Top Channel