“Avion nga Izraeli me pajisje kundër protestuesve në Tiranë”, Ministria e Jashtme reagon për TCH pas raportimeve: Lajm i fabrikuar, synon të nxisë mosbesim dhe tensione 19/10 11:33
Vijojnë tensionet në Kuvend. Flamur Noka ka bllokuar foltoren dhe nuk lejon të flasë ministrja Erjona Ismaili.
Kryetari Peleshi bën thirrje që deputetët e opozitës të largohen nga foltorja, teksa i drejtohet deputetes dhe ish-kryetares së parlamentit, Jozefina Topalli.
“Nuk ju kuptoj çfarë thoni, ejani të flasim këtu, duke pasur parasysh edhe eksperiencën tuaj në këtë vend. Lironi foltoren, nuk mund të flasin vetëm deputetët e njërës anë”, u shpreh Peleshi.
Më pas ai njoftoi 5 minuta pushim deri në zhbllokimin e foltores, teksa kjo është hera e dytë që seanca e sotme ndërpritet.
Top Channel