I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri. 42-vjeçari, krahas mbrojtjes së qytetarëve të Kosovës, angazhohet në mënyrë vullnetare në kërkimin e personave të shpallur të humbur nga familjarët. Një nga këto misione, ai e tregoi gjatë fjalës së tij në studio.

“Fillimisht dua të përshëndes Bieta. Ka qenë nata e së premtes kur më ka ardhur një ftesë nga një shoqja ime kosovare dhe më tha që kjo familje kërkon ndihmë urgjente për gjetjen e nënës së tyre. Ne pa lejen e familjes nuk veprojmë. Kam komunikuar me vajzën, Delvinën dhe nisa kërkimin. Kërkova disa të dhëna, si, a konsumon alkool, drogëra, është mirë mendërisht. Lëshova një grup për të ngjitur malin dhe unë po flisja me një banor të fshatit dhe kërkova leje për të kontrolluar disa shtëpia të pabanueshme. Në atë moment ka ardhur thirrja telefonike nga një vullnetar i cili na tha se dikush po kërkonte ndihmë. E kemi gjetur gruan në një terren të vështirë, ajo ka qenë e dehidratuar, pa ujë. Në grup jemi të gjithë të barabartë. Unë i them ti vazhdo djathtas, njëri lajmëron policinë dhe tjetri ambulancën. Unë e kam pyetur të gjeturën a ka lëndime, ishte e pavetëdijshme dhe thoshte mirë jam. I dhamë për të pirë ujë, pamë pulsin dhe kemi kërkuar ta zbresim poshtë, sepse nuk futej as policia dhe ambulanca në atë vend. Në momentin kur e gjen një person të gjallë, ne përgatitemi për më të keqen. Në periferi Prishtinës ishte vendndodhja e saj. Kur e gjen një person të gjallë, është sikur gjejmë familjarët tanë. Kur kam kërkuar zonjën Farie ishte e ngjashme sikur kam gjetur nënën time”, u shpreh Ridvani.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA