Ditën e sotme në Top Talk ka qenë i ftuar ish ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka. Ai ka paralajmëruar qeveri tranzitore.

Nard Ndoka:

Pjesa më e debatueshme është organizimi i zgjedhjeve, nga kush do të organizohen këto zgjedhje?!

Është e domosdoshme në këto momente që kjo të ndahet përfundimisht, për faktin që organizimi i zgjedhjeve nga një qeveri tranzitore është e domosdoshme në këto kushte.

Denis Dyrnjaja: Rama nuk e ka pranuar këtë ndërkohë?

Ndoka: Nuk mund të themi që nuk e ka pranuar këtë Rama, ai se ka pranuar publikisht por në bazë të informacioneve që kam unë është luhatur goxha.

Kuptohet nga presioni i ndërkombëtarëve se nuk është që ai e bën një lëvizje të tillë nga dëshira, është një standard edhe i Maqedonisë së Veriut i cili do të implementohet edhe në Shqipëri është e pashmangshme.

Organizimi i zgjedhjeve parlamentare do të bëhet nga një qeveri tranzitore edhe për disa vite, derisa Shqipëria të bëhet pjesë e bashkimit Europian.

Dyrnjaja: Sa muaj përpara mund të hyjë në fuqi tranzitore kjo qeveri 3 muaji, 6 muaji?

Ndoka: 3 muaj përpara është e mjaftueshme, sepse nuk do të ndryshojnë 100% ministritë.

Ndoka foli edhe për kohën se kur do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Dyrnjaja: Po bëjmë reformën zgjedhor, por nuk e dimë se si do të qaseni ju në raport me kërkesën për zgjedhje.

Ju jeni për zgjedhje të parakohshme?

Ndoka: E para ka një agjendë që të jemi të qartë. Agjenda e Bundestagut gjerman vendos disa kushte dhe standarde për politikën shqiptare, Rama është në kufijtë e pamundësisë për t’u përballur me hapjen e negociatave.

Dyrnjaja: Pra ju thoni se kushti i BE-së mund të prodhojë zgjedhje të parakohshme në Shqipëri?

Ndoka: Kjo është e padiskutishme.

Dyrnjaja: Kur mund të ndodhin?

Ndoka: tetori mund të jetë muji zgjedhjesh, a do të jenë zgjedhjet lokale apo të parakohshme është në vartësi të ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA