Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar këngëtarja  e njohur Adelina Tahiri. Adelina zbuloi  se si po e kalon këtë periudhë në karantinë, por tregoi dhe disa gjëra interesante rreth jetës së saj, siç ishte, dëshira për të pasur një fëmijë të dytë.

Ajo konfirmoi që çdo ditë bashkëbisedon me bashkëshortin se kur mund ta nisë një fëmijë, por thotë, që periudha e shtatëzanisë është problem për momentin. Këngëtarja tha se është një person shumë aktiv dhe shëndeti i tepërt që përfiton gjatë muajve të shtatëzanisë, e mundon së tepërmi. Megjithatë, dëshira e këngëtares bukuroshe, është që ditëlindja e fëmijës së  dytë të përkojë me ditëlindjen e saj dhe për ta mundësuar këtë, muaji i duhur është gushti. Kështu që Adelina nuk e hodhi poshtë që gjithçka mund të ndodhë gjatë këtij muaji.

“Po është e vërtetë, çdo ditë e flas me bashkëshortin kur mund ta nisim. Periudha e shtatëzanisë është shumë e vështirë. Nuk e dua pjesën kur jam me shtatëzënë, nuk mundem të shkoj me peshë të rëndë. Fëmijët i dua shumë dhe djalin s’do e le vetëm. Unë dua që lindja të bjerë me ditëlindjen time dhe për këtë duhet të niset në gusht. Po planifikojmë por nuk e dimë, sepse kur e planifikon ndonjëherë nuk shkon siç duhet”, u shpreh këngëtarja.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA