Conor McGregor nxit Irlandën të izolohet duke i dhuruar €1 milionë pajisje mbrojtëse për spitalet

27/03/2020 18:15

Ylli luftimeve të përziera Conor McGregor i ka bërë thirrje atdheut të tij Irlandës, të izolohet plotësisht për të luftuar koronavirusin e ri ndërsa ka mbështetur lutjen e tij me një donacion prej 1 milionë euro në veshje pajisje mbrojtëse për spitalet e vendit.

31-vjeçari bëri një postim emocionues në rrjetin Facebook pak para se kryeministri irlandez Leo Varadkar të njoftonte forcimin e masave të shtrëngimit kundër epidemisë vrasëse Covid-19.

McGregor shpërndau bisedën private që kishte bërë me ministrin irlandez të shëndetësisë Paschal Donohoe, të cilit i kishte thënë se në donacion kishte blerë maska, doreza dhe pajisje të tjera mbrojtëse për stafin mjekësor.

“Sot po i blej vetë €1milion në pajisje mbrojtëse personale për spitalet e rajonit të Leinster që aktualisht është më i prekuri në Irladnë për spitalet e St James. Mater, Tallaght. Beaumont. Vincent’s. Çdo kohë që shpenzohet duke debatuar është kohë e humbur. Unë e njoh një dyluftim të mirë kur e shikoj, dhe i tillë është ky që kemi tani në duar. I bëj thirrje popullit tim, popullit të madh irlandez, se ky dyluftim ka nevojë për të gjithë ne”, shkruan luftëtari profesionist.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA