Koronavirusi që ka pushtuar botën do të këtë ndikimin negativ edhe në anën ekonomike në cdo aspekt ku sporti padyshim është i prekur dhe pasojat pritet t’i ndjejnë pikërisht protagonistëte disiplinave të ndryshme pasi është hedhur ideja e reduktimit të pagave.
Te Barcelona duket se ky fakt është pranuar me futbollistët që kanë pranuar një ulje të pagës së tyre. E përdishtmja “Sport” flet për arritjen e një akordi paraprak mes presidentit Bartomeu dhe kapitenëve të Barcelonës, Messi, Pique, Sergi Roberto e Sergi Busquets për uljen e pagës, një masë kjo që përfshin vetëm skuadrën e parë të futbollit të meshkujve. Por barcelona nuk është skuadra e parë që e ka ndërmarrë një nismë të tillë. Klube dhe personalitete në Gjermani, Francë apo Zvicër kanë vendosur të ulin pagat e lojtarëve apo të tyret personale për të ndihmuar në këtë luftë kundër coronavirusit.
Në Gjermani pas trajnerit dhe Drejtorit Teknik të përfaqësueses gjermane, Joachim Loew dhe Oliver Bierhoff, ai që vendoi të shkurtojë pagën e tij ishte Shefi Ekzekutiv i Borussia Dortmund, Hans Joachim Watzke. Të njëjtën gjë vendosi të bëjë edhe trajneri i përfaqësueses norvegjeze, Lars Lagerback që duke nisur nga muaji prill do të reduktojë pagën e tij me 20% deri në mbyllje të kontratës së tij me Federatën Norvegjeze në 2022.
Çështja e reduktimit të pagave po diskutohet edhe në Itali në Serinë A. Sipas medias asaj që është publikuar në median italiane ditë më parë, supozohet se në këtë kampionat mund të ketë një reduktim të pagave të futbollistëve nga 15-30% përllogaritje që do të bëhen në bazë të pagave bruto. Në Francë, klubet e Ligue 1 kanë vendosur të nxjerrin në papunësi të pjesshme të gjithë futbollistët dhe një pjesë të punonjësve të tjerë të cilët do të marrin një pagë të reduktuar me 70%. Po kështu, edhe në NBA ekziston ideja e shkurtimit të pagës.
Në fakt drejtuesit e Ligës Amerikane të Basketbollit do t’i drejtohen një klauzole të kontratës kolektive sipas së cilës pronarët e skuadrave kanë të drejtë t’u mbajnë lojtarëve 1% të pagës për çdo ndeshje të pezulluar për shkaqe madhore siç janë epidemitë apo pandemitë.
Top Channel