Futbollistët shqiptarë që militojnë te Akhmat i Groznit në kampionatin rus u bënë protagonistë këtë mesjavë në Kupë, por nuk mundën të evitojnë eliminimin.
Bernard Berisha fitoi një penallti dhe festoi si i çmendur, ndërsa nga pika e bardhë, Odise Roshi u tregua i saktë ndaj Zenitit, por sërish favoritët nag Shën Petersburgu, arritën të prevalojnë 2-1.
Akhmat provoi të bënte surprizën ndaj gjigantëve rusë dhe u duk se do t’ia arrinte kur mori avantazhin pas një kundërsulmi të shpejtë që u ndal vetëm me faullin ndaj Berishës. Nga 11 metrat mesfushori ofensiv i Shqipërisë, odise Roshi shënoi golin e pestë sezonal, por epërsia nuk zgjati shumë.
Zenit arriti të barazonte me Rigonin duke çuar gjithçka në pjesët suplementare, aty ku u imponua me rrjetën e veteranit Zhirkov, duke avancuar në Kupën e Rusisë.
Top Channel