Ndeshjet kualifikuese për “Euro 2021” në konkurrencën e femrave, Kosovë – Rusi, si dhe Rusi – Kosovë zyrtarisht do të luhen në teren neutral.
Për këtë ka pasur reagime të ndryshme së fundmi në vend, por tani ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës, duke sqaruar gjithçka.
Në lidhje me disa raportime se FFK ka vendos të luajë me Rusinë në Gjermani e jo në Prishtinë vetëm pse ruset nuk e njohin Kosovën, FFK ka reaguar duke thënë se këtë gjë e ka vendosur UEFA.
Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se ndeshja kualifikuese për ‘Euro 2021’ në konkurrencën e femrave, Kosovë – Rusi, zhvillohet në Gjermani me vendim të UEFA-s.
Kjo e fundit për shkaqe të njohura politike ka vendosur që të dyja ndeshjet Kosovë-Rusi të zhvillohen në terren neutral, derisa ka udhëzuar administratën e vet që në çdo short të ardhshëm të garave që i organizon ajo të evitohen përballjet e Kosovës me tri shtete: Serbinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Rusinë, deri në një vendim tjetër.
Ndërkohë, të gjitha shtetet e tjera anëtare të UEFA-s janë të obliguara që t’i zhvillojnë ndeshjet me Kosovën dhe t’ia mundësojnë asaj hyrjen në vendin e tyre pa marrë parasysh nëse e kanë njohur apo jo pavarësinë e saj.
Ndërkohë, të gjitha shtetet e tjera anëtare të UEFA-s janë të obliguara që t’i zhvillojnë ndeshjet me Kosovën dhe t’ia mundësojnë asaj hyrjen në vendin e tyre pa marrë parasysh nëse e kanë njohur apo jo pavarësinë e saj.
FFK ka qenë këmbëngulëse që ndeshja të zhvillohej në Kosovë, por autoritetet e UEFA-s kanë vendosur ndryshe. FFK ka propozuar si alternativë stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, por as kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga UEFA dhe përfundimisht është vendosur që ndeshja të zhvillohet në Wiesbaden.
FFK ka kërkuar që opinion i të mos bie pre e lajmeve të rrejshme dhe tendencioze.
Top Channel