Daniel Maldini, pozitiv në testin e alkoolit, i hiqet patenta pas aksidentit
Pas 3 humbjeve radhazi në kampionat dhe Ligën e Kampioneve, Napoli rigjen më në fund buzëqeshjen. Në Maradona Stadium, skuadra e Massimiliano Allegrit arriti të marrë një fitore të çmuar teksa mposhti Bolognan me rezultatin 1-0 dhe shkon në kuotën e 6 pikëve.
Kevin De Bruyne ishte ai që dha sinjalin e parë të ndeshjes, ndërkohë që Bologna u kundërpërgjigj me Theate, që në minutën e 7 pa t’i anulohej një gol. Megjithatë ishte Napoli që u pa më kërkues në fushën e lojës dhe në një moment Hojlund ushtroi presion te Pessina dhe për pak sa nuk shënoi për napoletanët. Gjithsesi pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0.
Pjesa e dytë nisi me dy zëvendësime për Napolin me Favasulin dhe Lang që u aktivizuan në vend të Vergara dhe Politanos. Dhe janë këto lëvizje që ndryshuan rrjedhën e ndeshjes pasi pikërisht nga këmbët e holandezit Lang lindi edhe goli i shënuar nga Lobotka në minutën e 66 me Napolin që mori avantazhin në 1-0. Skuadra e Allegrit iu afrua golit të dytë me Favasuli por Pessina e ndali duke mbajtur Bolognan në lojë. Kjo e fundit pati një shans me Mbangula dhe në fund shifrat nuk ndryshuan më dhe Napoli më në fund u rikthye te fitorja, ndërkohë që Bologna vazhdon të jetë në vështirësi të mëdha në këtë fillim sezoni
Top Channel