Fillimi katastrofik i sezonit, Valencia shkarkon Drejtorin Sportiv dhe trajnerin
Barcelona ka marrë një tjetër fitore në La Liga, duke mposhtur Levanten me rezultatin 2-4 në transfertë, në një ndeshje që e dominoi për pjesën më të madhe, por që u komplikua në minutat e fundit.
Katalanasit e nisën fuqishëm takimin dhe kaluan në avantazh që në minutën e 5-të me Xavi Espart. Raphinha asistoi nga një aksion i gjatë i Barcelonës, ndërsa Espart goditi nga jashtë zone dhe topi, pasi u devijua nga mbrojtja, përfundoi në rrjetë.
Në minutën e 19-të erdhi edhe goli i dytë. Fermín gjeti Raphinhën në hapësirë dhe braziliani shërbeu për Lamine Yamal, i cili nuk gaboi përballë portierit të Levantes.
Barcelona vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë dhe në minutën e 47-të fitoi një penallti, pas një ndërhyrjeje ndaj Lamine Yamal. Vetë talenti i Barcelonës mori përsipër ekzekutimin dhe realizoi për 0-3.
Kur dukej se ndeshja ishte mbyllur, Levante përfitoi nga një moment dobësie i Barcelonës. Në minutën e 79-të, një gabim në dalje nga Xavi Espart i dha mundësinë Iván Romeros të shënonte për 1-3.
Vetëm në minutën e 88-të, Brugué ngushtoi edhe më shumë diferencën, duke e çuar rezultatin në 2-3 dhe duke i dhënë shpresë Levantes për një përmbysje të befasishme.
Por Barcelona nuk lejoi surprizën. Në minutën e 92-të, Adeyemi realizoi një gol spektakolar pas një aksioni individual, duke shmangur dy kundërshtarë dhe duke vulosur fitoren e katalanasve me rezultatin 2-4.
Me këtë sukses, Barcelona konfirmon formën e mirë, ndërsa Lamine Yamal ishte një nga protagonistët kryesorë me dy golat e tij. Adeyemi, ndërkohë, e mbylli ndeshjen me një tjetër gol vendimtar në minutat shtesë.
Kwshtu, Barcelona vijon tw jetw nw vendin e parw nw La Liga, ku kryeson me pikw tw plota pas 5 ndeshjesh.
REZULTATI:
Levante 2-4 Barcelona
Romero 79’, Brugue 88’ / Espart 5’, Yamal 19’, (P) 48’, Adeyemi 90+3’
Top Channel