Napoli rikthehet te fitorja pas 3 humbjeve radhazi; 2 në Serie A dhe 1 në Champions teksa mposhti Bolognan me rezultatin 1-0.

Një rezultat që e kënaq trajnerin Massimiliano Allegrin i cili uron që ky sukses të jetë një ogur i mirë për skuadrën e tij.

‘Kishim shumë raste dhe lejuam pak-tha Allegri për Sky-shpresojmë qe të jetë një fillim i mirë, është fitorja e parë në Napoli. De Bruyne? Ka luajtur gjithë karrierën e tij pas një sulmuesi. Pastaj është aq inteligjent sa të gjejë gjithnjë pozicionin e duhur. Nga mënyra si e stopon topin dhe si pason, duket që është një futbollist ndryshe. Për moshën qe ka duhet menaxhuar. Pati vetëm ngërçe’

Pak sekonda para fundit të ndeshjes Allegri pati një reagim të ashpër për shkak të një gabimi në zotërimin e topi nga Lucca.

‘Zemërimi im në fund? Mund të kishim menaxhuar më mirë disa situata-vijoi Allegri-nisëm të kishim zotërimin e topit tonë në gjysmëfushën tonë, gjë që nuk duhet bërë’.

Top Channel