Konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Zgjidhen nënkryetarët, PDK mbetet pa përfaqësues
Partia Demokratike e Kosovës ka tërhequr përkohësisht kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës.
Nga kjo parti kanë thënë për Top Channel se kandidatura u tërhoq përkohësisht në mënyrë që të mos hidhet në votim pa dhënë fjalën e saj Gjykata Kushtetuese.
“Para fillimit të seancës e kemi tërhequr përkohësisht kandidaturën për nënkryetare – derisa gjykata ta thotë fjalën e saj. Nuk është tërheqje nga e drejta jonë për pozitën e nënkryetares – por që ata të mos kenë mundësinë të na hedhin në votim pa folur Kushtetuesja”, thanë nga kjo parti.
Të premten, PDK-ja propozoi Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës, e njëjta nuk mori votat e mjaftueshme, përkundër që PDK-ja e kishte votuar kandidatin e LVV-së për nënkryetar, Ardian Golën.
Kësisoj, PDK-ja, si fuqia e dytë politike në Kuvend, ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën e së dielës, dhe në asnjë seancë tjetër konstituive.
Top Channel