Napoli, Allegri pas fitores: Shpresojmë të jetë një fillim i mirë
Daniel Maldini rezultoi pozitiv në testin e alkoolit me futbollistin që iu hoq edhe patenta pas aksidentit të pësuar me makinën e tij mëngjesin e kësaj të diele në Milano.
Futbollisti i Cagliarit regjistroi vlera 0.91 mg/l në testin e parë dhe 0.89 mg/l në të dytin, teste këto të kryera në vend nga policia lokale. Tani nga spitali priten rezultatet e testeve të tjera për të verifikuar nëse ka edhe gjurmë të lëndëve narkotike.
Çfarë do të thotë 0.91 mg/l?
Një vlerë prej 0,91 mg/l në testin e alkoolit korrespondon me një përqendrim të alkoolit në gjak prej 1,82 g/l. Sipas Kodit Rrugor italian (neni 186), një vlerë prej 1,82 g/l përfshihet në fashën e tretë dhe më të rëndë të veprës penale (mbi 1,5 g/l). Bëhet fjalë për një shkelje me karakter penal, për të cilën parashikohet pezullimi i lejes së drejtimit për një periudhë nga 1 deri në 2 vjet, si dhe sekuestrimi dhe konfiskimi i automjetit.
Dinamika e aksidentit
Sipas Policisë Lokale, Daniel Maldini ishte në drejtimin e një makine të tipit Porschr Carrera 4 dhe hyri në rrugën Caracciolo nga rruga Tolentino pa i dhënë përparësi një makine Golf që po shkonte në drejtim të rrugës Mac Mahon. Pjesa e përparme e makinës së futbollistit të Cagliarit goditi makinën tjetër që u përplas me një Mercedes të parkuar në rrugën Caracciolo
Të lënduarit
Në vendngjarje ndërhynë 3 ambulanca dhe një automjet mjekësor: Maldini u dërgua me kodin blu në Fatebenefratelli, ndërsa të lënduarit u transportuan me kod portokalli në Poliklinikë në San Carlo dhe në Fatebenefratelli. ‘Pas një ekzaminimi në kodin blu pranë ndihmës së shpejte, Daniel Maldini doli menjëherë dhe u kthye në banesën e tij dhe është në gjendje të mirë shëndetësore-është shprehur përmes një komunikate avokati i Daniel Maldinit, Danilo Buongiorno-Daniel është mirë dhe nuk ka pësuar asnjë lloj lëndimi’.
Top Channel