Inter, emergjencë në portë. Kush janë Calligaris dhe Taho, të rinjtë premtues të skuadës së parë?
Dje është zhvilluar El Clasico ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.
Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 0:0, mirëpo mysafirët nuk ishin fare të kënaqur me arbitrin kryesor të ndeshjes.
Madje, Real Madridi ka reaguar edhe zyrtarisht, duke pretenduar në dy penallti të mos akorduara nga arbitri i ndeshjes në të mirë të tyre.
Njërë nga to ishte edhe ndërhyrja e Lenglet në qendërmbrojtësin e Realit, Varane, ku mysafirët pretenduan se duhej të akordohej penallti në të mirë të tyre.
Lenglet pas ndeshjes u shpreh se kjo ndërhyrje nuk ishte fare penallti dhe sipas tij gjyqtari kryesor ka vepruar mirë duke mos e akorduar një gjë të tillë.
“Desha ta godas topin me kokë dhe në përpjekje për t’i dhënë sa më shumë forcë në mënyrë që të shkojë sa më larg, e preka këmbën e Varane”, tha Lenglet.
“Për mua nuk ishte penallti. Unë jam protagonist dhe e di kur nuk do të bëj faull. Nëse dikush mendon se ajo ishte penallti, atëherë është vetëm mendimi i tyre”, shtoi ai.
Kujtojmë që pas ndeshjes edhe kapiteni i Realit, Sergio Ramos kishte deklaruar që sipas tij skuadra e tyre është dëmtuar në këtë rast./KosovaPress/
Top Channel