23/12 21:18
Lazio është mposhtur me rezultatin 2-1 nga Celtic edhe pse ishin ata që e mbyllën në avantazh pjesën e parë.
Goli për italianët u shënua nga Lazzari në minutën e 40-të të pjesës së parë.
Me fillimin e pjesës së dytë ndryshuan gjërat dhe në minutën e 67 vendasit barazojnë rezultatin.
Lazio kishte disa mundësi shënimi por nuk mundi që ti shfrytëzonte.
Në minutën e 89 do të vinte edhe goli i avantazhit për vendasit, ku pas një goditje dënimi Jullien i pa shqetësuar në zonë do të shënonte me kokë.
Ekipi i Strakoshës pas 3 takimesh e shikon veten në vendin e tretë me tri pikë.
Në vend të parë është Celtic me 7 pikë dhe ndiqet nga Cluj me 6 pikë.
Top Channel