Kombëtarja U21, baza e tranzicionit, Bushi: Për lojtarët vendos Reja, unë vetëm pranoj

17/10/2019 15:50

Kombëtarja shqiptare U21 me fitoren ndaj Kosovës përmirësoi disi pozitat në grupin e 3 duke u pozicionuar vetëm 1 pikë larg vendit të dytë.

Megjithatë objektivi kryesorë i kuqezinjve të rinj më shumë se kualifikimi mbetet furnizimi i skuadrës së parë me elementët e rinj, aq më tepër në një periudhë tranzicioni të ekipit A.

Po si vendoset për lojtarët që kalojnë nga ekipi shpresa tek Kombëtarja A?

Festa në dhomat e zhveshjes pas fitores me Kosovën ka qenë një moment i diskutueshëm.

Në këto 4 vitet e fundit, nga kombëtarja shpresa U21 kanë mundur të ngjiten për tek ekipi i parë rreth 12 lojtarë duke ndihmuar në tranzicionin e skuadrës së Kristian Panuti më parë dhe tani Edi Rejas dhe në një farë mënyrë duke limituar objektivat sportiv të Kombëtares U21.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA