Elseid Hysaj pësoi një lëndim të tmerrshëm në ndeshjen e fundit në kampionatin Italian Serie A, ku Napoli luajti kundër Torinos.

Kapiteni i kombëtares humbi dy ndeshjet e radhës kundër Turqisë dhe Moldavisë, teksa pritet që mos të luajë për rreth 20 ditë.

Por edhe pse i dëmtuar dhe nuk do të luajë, kjo gjë nuk e ka ndaluar atë që të shkojë në Turqi për tu dhënë mbështetje morale lojtarëve.

Ai është parë sot në Stamboll, madje ka bërë edhe foto me Shqiptarët që ndodhen në Turqi për të ndjekur takimin.

 

FOTO GALERI
2/2

Top Channel